20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Shkarkimi i Bordit të RTK-së dhe bordeve të tjera, reagon Ambasada e SHBA’së

Rekomandime

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj shkarkimit të djeshëm të anëtarëve të bordit të RTK-së, dhe bordeve të tjera, nga ana deputetëve të shumicës së Kuvendit, duke i quajtur si shkarkime me justifikim të pamjaftueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka shkruar se shkarkimet e njëanshme dëmtojnë institucionet publike.

- Advertisement -

Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës me justifikim të pamjaftueshëm. Përderisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, njësoj si emërimet që duhet të jenë të bazuara në merita. Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore. Reformat afatgjata efektive kërkojnë qasje të kujdesshme dhe metodologjike, duke e vendosur interesin e Kosovës të parin e politikat partiake anash. ”, thuhet në postimin e ambasadës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro shkarkimit të Bordit të RTK-së. Kuvendi votoi pro shkarkimit të Bordit për secilin anëtarë veç e veç.

- Advertisement -

Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi rekomandimin për shkarkimin e këtij Bordi.

- Advertisement -

Ndërkaq partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke e quajtur këtë e vendim si puro politik dhe tentim për kapje të shtetit .

Kuvendi gjithashtu nuk aprovoi raportin vjetor të RTK-së për vitin 2020. Për këtë pikë 62 deputetë votuan kundër, kurse pro dhe abstenime nuk pati.

Në maj, Kuvendi i Kosovës kishte shkarkuar bordin e Agjencisë së Kosovës për Privatizim, derisa në valën e shkarkimeve janë përfshirë edhe Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, INFRAKOS-it, Bordi i Telekomit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit