1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti jep sinjale se do t’ia kërkojë Vuçiqit në Bruksel hapjen e arkivave për ta zbardhur fatin e të pagjeturve

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës këtë muaj do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Një sinjal është dhënë se Kurti mund t’ia kërkojë Vuçiqit hapjen e arkivave me informacione për fatin e të pagjeturve.

Në një postim në Facebook, partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje shkruan se kjo do t’u jepte qetësi familjarëve dhe gjithë shoqërisë.“1639 është numër i madh, shumë më i madh kur bëhet fjalë për njerëz, persona, të dashur, familjarë, që vazhdojnë të jenë të zhdukur, ende të pagjetur. Serbia ka arkiv sepse krlmet janë kryer nga shteti serb, andaj edhe do të duhej t’i hapë ato dhe ta ndajë informacionin e nevojshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kjo do t’iu jepte qetësi familjarëve dhe gjithë shoqërisë që tash e më shumë se dy dekada pret të dijë për fatin e tyre. Qeveria jonë do të vazhdojë ta kërkojë hapjen e arkivit dhe do ta shtyjë këtë çështje në secilën qendër të rëndësishme evropiane dhe tej oqeanike”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.

- Advertisement -

Këtë kërkesë, Kurti e përmendi edhe në një takim me Martin Schuepp, drejtorin rajonal për Europën dhe Azinë qëndrore në Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Të njëjtën gjë e pati kërkuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Ai e konsideronte temën e të pagjeturve si më të rëndësishmen në procesin e dialogut.

“Synimi im themelor është gjetja dhe riatdhesimi i trupave ende të pagjetur. Në funksion të këtij qëllimi të përbashkët, marrëveshja me Serbinë do të ketë në fokus këtë çështje. Dhe do të jetë çështja kryesore pa të cilën nuk mund të shkojmë përpara në përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë”, kishte deklaruar Hoti në njërën presj seancave të Kuvendit.

- Advertisement -

Kjo çështje ishte përfshirë edhe në marrëveshjen e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Washington më 4 shtator të vitit të kaluar.

Në dokumentet e nënshkruara nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, të dyja palët ishin zotuar se do t’i përshpejtojnë përpjekjet që t’i lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të zhdukur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit