16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

O Edi Rama, ky është kufiri i parë që duhet të hiqet pasi ndanë shqiptarët

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

E kalova sot kufirin në Vërmicë/Morinë. Nuk prita shumë dorën në zemër, rreth 10 minuta. Ama kjo ishte pritja më e shkurtër që më ka ndodhur.

Por, zotimi i kryeministrit të Shqipërisë është për do vende tjera që kanë me pritë në kufi me shqipërinë zero sekonda. Lum si ata. Pra, për me shku në Shqipëri, në vendin që ne kosovarët e duam fort, maqedonasit e malazezët s’kanë me pritë hiq, madje s’kanë me pasë as kufi.

Ndërkohë, me Kosovën nuk ka naj lëvizje. Dhashtë Zoti nuk i teket atij, apo Bashkimit Evropian me e qitë naj kusht për intergrime të Shqipnisë, se na qesin edhe viza.

- Advertisement -

Ndërkohë, e vetmja rrugë me pagesë në Shqipëri është Rruga e Kombit, att ku kalojnë kryesisht kosovarër. Rruga nga Qafa e Thanës apo nga Muriqani drejt Tiranës a Shkodrës janë pa pagesë. Në të parën kalojnë kryesisht maqedonasit, e në të dytën malazezët.

Por, një kryeministër shqiptar në vend t’ia mësyej ta heqë kufirin me Malin e Zi apo Maqedoninë, duhet ta marrë një kazmë e tê shkojë në Morinë. T’ia heqë temelet vet atij kufiri absurd e totalisht të panevojshëm.

- Advertisement -

S’kemi çka presim në kufi. Kufiri shqiptaro- shqiptar është absurditet i llojit të vet, që nuk ekziston askund në botë, kur dy shtete dominohen dhe qeverisen nga i njëjti popull. S’po them që duhet tê bashkohemi, por ti heqim kufijtë administrativ.

Të gjitha përpjeknet tona duhet të jenë të perbashkëta. Pra ti bashkojmë tregjet, ti heqim barrierat, ti bashkojmê forcat e politikat për një mision të përbashkët- zhvillimin e përparimin tonë, ta forcojmë shqiptatinë!


-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit