-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti: Kamionët me ndihma dhe ambulancat janë nisur për në Shqipëri

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se me shpresën që tërmetet të mos vazhdojnë, sot u angazhuan si gjithë populli i Kosovës, në ndihmë të motrave e vëllezërve tanë në Shqipëri.

- Advertisement -

Postimi i Kurtit në Facebook:

Ditë e rëndë për kombin tonë, ditë kur të gjithë jemi pranë familjarëve të viktimave e pranë popullit të Shqipërisë.

Me shpresën që tërmetet të mos vazhdojnë, ne sot u angazhuam si gjithë populli i Kosovës, në ndihmë të motrave e vëllezërve tanë në Shqipëri. Unë i shpreha solidaritetin tonë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së, kurse zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën tonë.

- Advertisement -

Qysh prej orëve më të para të mëngjesit secili aktivist i Lëvizjes është vënë në dispozicion për të ndihmuar. Secili aktivist tash është vullnetar. Kemi mbledhur ndihma, shtroja e tesha, tenda e barna, ushqime e gjësende të ndryshme, po ashtu edhe mjekë e infermierë vullnetarë. Kamionët e ambulancat janë nisur për Shqipëri, e të tjera ende vazhdojnë të nisen.

Bashkë, forcojmë njëri-tjetrin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit