11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kurti: Kemi kaluar shumë kriza por kurrë një si kjo, dy javët e ardhshme janë vendimtare, rrini në shtëpi

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë edhe një herë thirrje për qytetarët e Kosovës që të jenë të kujdesshëm, sidomos në dy javët e ardhshme, të respektojnë vendimet që Qeveria ka marrë dhe të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se se si popull kemi kaluar shumë kriza, por se kjo krizë është më ndryshe dhe se nuk duhet të lejojmë që të kthehet në një krizë të pakthyeshme.

Ai ka thënë se Kosova është ende në fazën e parë të përhapjes së pandemisë, por nga shembujt që shohim në botë kurba e përhapjes së virusit di të ndryshojë në javët në vijim.

Kurti ka kërkuar që të qytetarët të kenë kujdes të shtuar sidomos ndaj të moshuarve, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

“Ne kemi kaluar shumë kriza si popull, por kjo është një krizë me të cilën nuk jemi përballur ndonjëherë. Ne duhet ta frenojmë përhapjen e virusit dhe mos ta bëjmë një krizë të pakthyeshme. Shpresojmë që gjendja mos të na paraqitet e rëndë në ditët në vijim, por siç kemi parë në shtetet tjera, kurba e përhapjes shumëzohet dhe ne duhet ta frenojmë se më shumë. Jemi para sofrave të mëdha të përhapjes së koronavirusit në Evropë. Por nuk duhet të jemi të vetëkënaqur meqenëse ne jemi në fazën e parë. Duhet të vetëdijesohemi se secili prej neve duhet të kujdeset për veten dhe të tjerët. Prandaj mbrëmë i kemi mbyllur paraqet, gjithashtu edhe kemi ndaluar mundësinë për për marrë me vete pije të ngrohta. Le të mësojmë nga fatkeqësia në vendet tjera që të mos e përsërisim këtu tek ne. Kurba apo lakorja e shpërndarjes së virusit është në dorën tonë. Në këtë kohë në veçanti duhet ti mbrojmë të moshuarit tanë”, është shprehur Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit