1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti: Kemi nisur qepjen e thesit të shqyer

Rekomandime

Rritja e të hyrave prej 34 përqind krahasuar me vitin e kaluar, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ndodhur për shkak se populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e di që nuk vjedh qeveria.

Kurti gjatë një takimi që ka zhvilluar me struktura në Gjilan tha se përmes Vettingut kanë nisur “qepjen e thesit të shqyer”.

- Advertisement -

“Populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e din që nuk vjedh qeveria. Pra, si mund t’ia kërkosh një biznesi tatimin paradite kur lajmet në mbrëmje kanë treguar skandalet prej kryeministrit deri te shumica e ministrave, kështu ka ndodhur në të kaluarën. Kurrkush nuk ka qejf me qitë sene në një thes që është i shqyer. Qysh don me e qit t’i senin në një thes të shqyer, bile bile e dimë prej përvojës jetësore kur shtimë sene në thes së pari e këqyrim a është i shqyer. Tash populli e ka pa që ne jemi duke e qep thesin, se që ka qenë i shqyer kjo nuk ka dyshim, po jemi duke e qepur thesin”, tha ai.

Një shpjegim interesant Kurti ka pasur edhe për rëndësinë e rezervave shtetërore, të cilat tha se që dy herë që bëhet kryeministër i gjen të zbrazëta.

“A di si i bie kjo çfarë kanë bërë qeveritë e mëhershme, është sikur me shti dru në koftor e nuk ki dritare hiç. Ti djeg dru, por temperatura që është jashtë të hyn brenda menjëherë, se nuk ki dritare. E shteti është shtëpia e popullit, duhet me ia qitë dritaret. Në kuptimin ekonomik rezervat shtetërore e kanë funksionin e imunizimit të ekonomisë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit