1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti: Kur u kërkua gjendja e jashtëzakonshme, në Kosovë ishin vetëm 19 raste me koronavirus

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i pyetur për deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, ka thënë se kur u kërkua të merrej një vendim i tillë ishin vetëm 19 raste me koronavirus.

- Advertisement -

Ai në një prononcim për media ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme nga presidenti më shumë ishte menduar si një kundërvënie e qeverisjes së mirë që kishte VV-ja, sesa për situatën me pandeminë.

“Gjendja e jashtëzakonshme më shumë është menduar si një kundërvënie e qeverisjes së mirë që kishim ne, sesa që kishte të bënte me pandeminë. Atëherë kur u kërkua shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishin vetëm 19 të infektuar”, ka thënë ai, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më 17 mars kishte kërkuar që të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.

Kjo kërkesë e tij, kishte nxitur përplasje në koalicionin VV-LDK, që për epilog pati rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas shkarkimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

- Advertisement -

Ndërkaq për manifestimin e 12 qershorit të paralajmëruar nga VV-ja, ai ka thënë se nuk do të jetë protestë.

“Do ta kemi një manifestim në shesh, do ta ruajmë distancën që të tregojmë se e ruajmë vetën. Nuk është protestë është manifestim, tubim”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit