0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti: Kushtetuesja nëse s’dëshiron t’i nxjerrë vetës punë, e ka punën shumë të kollajshme

Rekomandime

Në një intervistë në RTSH, Kryeministri në detyrë i Kosovës, duke folur për situatën aktuale politike në vend, ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Thaçi për krijimin e insitucioneve.

- Advertisement -

“Fryma dhe gërma e Kushtetutës e fitojnë gjallërinë nga vullneti i popullit, është e rëndësishme të kuptohet se më 6 tetor ka ndodhur diçka substanciale, partia e parë që nga shpallja e Pavarësisë doli e treta, fituan opozitarët dhe në veçanti VV, dhe Vjosa Osmani mbase më shumë se LDK.

Për mua është e ditur se Kushtetuesja nëse s’dëshiron t’i nxjerrë vetës punë e ka punën shumë të kollajshme.

Ajo do vij në kundërshtim me vetvetën me çfarëdo solucione që do ta mbanin anën e presidentit, që mi dërgoj 5 letra ku u përgjigja dhe kërkoja se si ndryshon situata nga dy herët e kaluara. S’ka pas konsensus për shpërndarje të Kuvendit”, ka thënë Kurti, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Ai tutje thotë se Gjykata Kushtetuese me çfarëdo vendimi jo vetëm që vihet në kundërthënie me kushtetutën, por edhe në vetveten me rastin e kësaj çështjeje.

“Nuk është një gjë e paparë për Gjykatën Kushtetutën, këta e kanë trajtu tashmë këtë situatë. Në Kosovë ekziston situata e njëjtë, në 2014 ka qenë për herë të parë kam qenë kritik, por e kam pranu në fund. Tash po kërkohet të kthehet para vitit 2014. Kur ndryshojnë rregullat e lojës dhe pranohen ato, s’mund të kthehemi në lojë tjetër.

- Advertisement -

Kushtetuta e fiton kuptimin e vet burimor nëpërmjet aktivitetit parlamentar e politik në njërën anë dhe vullnetin e popullit në anën tjetër, në këtë kuptim vendimtar është 6 tetori.

Mandatimi që ia bëri partisë së dytë presidenti shkaktoi gjithë këtë krizë institucionale që e ka të nevojshme Gjykatën Kushtetuese si adresë në kushte pandemie, ndërkaq ne s’arrijmë të kemi funksion të duhur parlamentar.

Gjykata Kushtetuese po e bart çmimin e pandemisë, edhe në teori ka një koncept për keqpërdorim të së drejtës.

Këtë gjë po e bën presidenti që mendon se zbrazëtirat eventuale në Kushtetutë do t’i shkruaj ai. Presidenti s’duhet t’i shkruaj zbrazëtirat në Kushtetutë me interpretime arbitrare.

S’më ka ftu mua një herë, e pastaj të tjerët. Por na ka thirr të gjitha në takime të ndara brenda një dite. Presidenti s’o aso instancë sovrane të shtroj pyetje të tilla, si ndonjë mbret në ndonjë shekull tjetër. Këtë rast ai e ka të humbur në Gjykatë. Kohën s’e kthejmë mrapsht.

Kësaj radhe s’do flasim për partnerët e koalicionit, VV përveç që duhet të dal e para, duhet të dalë më shumë sesa e para.

Udhëheqësja e vërtëtë e LDK-së, është Vjosa Osmani, pasi që nga e treta e nxjerri gati të parën, pa atë udhëheqja e LDK-së po e rikthen në atë pozicion. Pra, ata s’e kanë prioritet as partinë e tyre. Shpresat e popullit ishin tek VV dhe bashkëpunimi me LDK-në. Pikërisht për shkak të zotimit të Osmanit për VV-në, kjo ishte shpresa e qytetarit.

Por, tash e panë që LDK-në e kanë për zgjedhje Vjosën e për qeverisje të vjetrit që kanë qenë me PDK-në.”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit