16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrahman Jashari tregon kohën kur mund ti rifillojë greva

Rekomandime

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, është shprehur i zhgënjyer përsëri me Qeverinë e Kosovës. Jasharaj bëri të ditur se dialogu mungon dhe se është skeptik nëse do t’i përmbushen kërkesat e SBASHK-ut deri në janar.

- Advertisement -

Ditët e humbura që po zëvendësohen të shtunave, Jasharaj tha se ka qenë urdhërese e njëanshme.

“Mungon komunikimi, ministrja Nagavci edhe pse e nxori atë vendimin për orët e humbura nuk na thirri neve as të tjerët që të merremi vesh dhe u pa se tri të shtunave që pretendohej të mbahej mësimi më një urdhërese të njëanshme, nuk shkoi puna si duhet. I vetmi takim që mund të përmendi është para 2 ditëve kur kryetari i BSPK-së është takuar me kryeministrin dhe presim që të kemi një njoftim nga kryetari ynë për rrjedhën e takimit”, ka thënë Kryetari Jasharaj për Indeksonline.

Jasharaj thotë se ligji i pagave nuk është paraparë ne ligjin për buxhet për vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

“Edhe më e keqja është, edhe pse nuk kemi informacion zyrtarë, sepse ne as nuk e kemi parë ligjin për buxhet për vitin e ardhshëm, por na është thënë prej burimeve tona që nuk është paraparë në këtë ligjin e buxhetit ajo pjesa buxhetore që do të mbulonte ligjin e pagave. Edhe nëse e kemi ligjin e kemi kot, sepse ai ligj nuk do të jetë i mundshëm të ekzekutohet sepse qeveria pastaj do të thotë që nuk ka mjete të mjaftueshme për të implementuar ligjin ashtu siç do të votonte edhe parlamenti i Republikës së Kosovës”, vijojë Jasharaj.

Kreu i SBAShK-ut bëri me dije qeverisë se greva nuk anuluar, por është pezulluar, prandaj mund edhe të aktivizohet pasi janari do të vijë.

- Advertisement -

“Janari do të vijë, qeveria duhet ta dijë që nuk është mbyllur greva është pezulluar dhe ajo mund të riaktivizohet nëse anëtarësia e SBASHK-ut dhe anëtarësia e sindikatave të tjera do të kërkojnë një gjë të tillë”, tha ndër të tjera Jasharaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit