12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti mbledh figurat kryesore të partisë para takimit me Mustafën

Rekomandime

Një orë para nisjes së takimit në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës, në selinë qendrore të LV-së janë mbledhur figurat qëndrore të kësaj partie.

- Advertisement -

Pak minuta më parë në seli ka arritur edhe kreu i LV-së, Albin Kurti, ndërsa si pjesë e grupit punues që do të marrin pjesë në takimin e sotëm me LDK-në, të pranishëm janë edhe nënkryetarët Besnik Bislimi dhe Fatmire Kollcaku. Gjithashtu edhe deputetja Albulena Haxhiu.

Në ora 15:30 pritet ndërkaq që të mbahet një nga takimet më të rëndësishme që prej përfundimit të zgjedhjeve në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës.

Dje gjatë ditës, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se cila do që të jetë kërkesa e LDK-së, për të do të vendosin anëtarët e grupit punues, që për këtë cështje kanë mandat të plotë nga kryesia.

- Advertisement -

“Është me rëndësi ne presim që të dimë cila është kërkesa e LDK-së, diskutimet do të vazhdojmë, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues që të angazhohen që të kemi sa më parë marrëveshje.

Presim që edhe LDK-ja në bazë të deklaratave publike që i kanë bërë të jenë të përkushtuar në të njëjtën mënyrë.

- Advertisement -

Tani për këtë mund të flasin pjesëtarët e grupit punues, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupit punues.

Së pari duhet të dimë çka kërkon LDK-ja është e rëndësishme të dimë, kemi pas edhe deklarata publike të deputetëve të caktuar, për më tepër, anëtarët e grupit punues”, deklaroi dje Nagavci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit