-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti: Me UNMIK-un flasim për rastin e Mon Balajt dhe Arber Xheladinit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Taninm më datë 12 të këtij muaji.

E lidhur me këtë, deputeti i PDK-së Fadil Nura, gjatë seancës që po mbahet në Kuvend, e ka bërë një pyetje parlamentare ndaj kreut të ekzekutivit lidhur me vr.asjen e Mon Balajt dhe Arber Xheladinit, kurse ky i fundit tha se në këtë takim me Taninm, kanë folur për dy çështje.

- Advertisement -

“Në atë takim që është mbajtur me përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara një ditë para seancës në OKB kishte vetëm dy tema, raportet e Kosovës me Serbinë dhe seanca në OKB.

“Aty foli edhe ministrja e MPJ-së, Donika Gervalla. Si kryeministër konsideroj që me UNMIK-un duhet të fillojmë të flasim për vr.asjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt pasi që prokuroria jonë të filloj hetimet. Ne nuk mund të kemi as nuk duhet të kemi ndikim. Sa na përket neve si ekzekutiv, ne kemi bërë atë që mundemi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka shkruar direkt Rumanisë për këtë çështje, por ende pa përgjigje, pra për të përfshirë edhe raste të tjera penaIe”, tha Kurti.

- Advertisement -

Ndryshe, më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vd.ekur pasi u qëlluan me pIumba goma nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit