5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti me video mesazh u bën thirrje mërgimtarëve që të investojnë në “Bonot e Diasporës”

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nëpërmjet një video mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve që të investojnë në Bonot e Diasporës transmeton Kosova ime.

Kurti thotë se kjo është një mundësi e mirë që mërgimtarët të ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe njëkohësisht të përfitojnë nga një investim që është i garantuar nga shteti.

- Advertisement -

“Kanë mbetur edhe pak ditë për të investuar në Bonot e Diasporës. Bonot e Diasporës janë një mundësi e mirë që ju të ndihmoni zhvillimin e vendit dhe njëkohësisht të përfitoni nga një investim që është i garantuar nga shteti”.

“Fondet që investoni në Bonot e Diasporës hyjnë në buxhetin e shtetit, dhe me ato fonde ne do t’i mbështesim prodhuesit vendorë për të rritur kapacitetet e prodhimit”, thotë Kurti.

Video-mesazhi i plotë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit