0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti mori premtimin e madh nga ministrat britanikë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, ka takuar sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, dhe deputetë të grupeve parlamentare Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar.

- Advertisement -

Kurti, përmes një postimi në Facbook, ka njoftuar se me shefin e diplomacisë britanike, James Clevlerley, ka biseduar për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t’i forcojnë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

“Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldëin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Mattheë Offord dhe Tony Lloyd. Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.

Më tej, ai ka thënë se në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj.Angela Rayner, kanë biseduar për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta.

- Advertisement -

“Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, tha ai.

“Takova edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy. Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Z.Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit