10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kurti në Gllogjan: Së pari pushka jonë pastaj avionët e NATO-s, edhe sot së pari puna jonë e pastaj edhe ndihma prej jashtit

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrat dhe ministrat ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

Kurti para mediave deklaroi se 24 marsi 1998 i Epopesë së Duakgjinit dhe 24 marsi 1999 ndërhyrja e NATO-s tregojnë rrjedhën logjike të gjërave.

- Advertisement -

Ai tha se “së pari pushka jonë e pastaj avionët e NATO-s, ngjashëm edhe sot së pari puna jonë e pastaj edhe ndihma prej jashtit për zhvillim, demokratizim e për drejtësi”.

23 vjet më parë, më 24 mars këtu në Gllogjan u dha kushtrimi i lirisë në Dukagjin. Lufta çlirimtare u përhap gjithandej dhe një vit më vonë pushkëve të lirisë iu bashkuan avionët e NATO-s dhe nuk vonoi u çlirua Kosova.

24 marsi i Epopesë së Dukagjinit 1998 dhe 24 marsi 1994 i ndërhyrjes së NATO-s thuajse na tregojnë rendin logjik të gjërave, së pari pushka jonë e pastaj avionët e NATO-s, ngjashëm edhe sot së pari puna jonë e pastaj edhe ndihma prej jashtit për zhvillim, demokratizim e për drejtëesi.

- Advertisement -

Në ditët e shënuara si kjo ne bëjmë nderim për dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithçka që ne mund të jetojmë të lirë dhe të përparojmë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit