Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, po qëndron aktualisht në Shqipëri.
Në kryeqendrën shqiptare, Tiranë, Albin Kurti ka takuar të premten kryeministrin e atjeshëm, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për disa orë.
E, një ditë më vonë, Kurti ka darkuar në Tiranë me kundërshtarët më të fortë të njeriut që e priti dje në kryeministrinë e Shqipërisë.
Ai është parë në një fotografi bashkë me Armand Shkullakun, me Andi Bushatin dhe me Fatos Lubonjën.
E përpos tyre, të pranishëm në tavolinë kanë qenë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes në Shqipëri.