-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti nga Vjena: Kosova e Serbia të zotohen se nuk e suImojnë njëra-tjetrën

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në Samitin e Vjenës me Liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pas këtij samiti ka folur Kurti dhe ka treguar disa kërkesa që ai i parashtroi.

- Advertisement -

Në mesin e tyre, Kurti kërkoi që “Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-suImim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.”

Ndërsa po ashtu tha se vizat për kosovarët duhet të hiqen, kurse 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA.

“Të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në.”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit