2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti: Një qytetar, brohoriti “hajn”, truprojat privat të presidentit e dinin se e ka fjalën për presidentin, prandaj ju vërsulën atij

Rekomandime

Ish-kryeministri dhe lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në tubimin e sotëm ka folur edhe për rastin e sulmit të truprojave të presidentit, Hashim Thaçi, ndaj një aktivisti të LVV-së, që brohoriti “hajn”, derisa ai flistë në një konferencë.

- Advertisement -

“Javën e kaluar presidenti ka ngritur një dilemë, nëse është ai apo nuk është ai.

Një qytetar, brohoriti “hajn”.

Truprojat privat të presidentit e dinin se e ka fjalën për presidentin, prandaj ju vërsulën atij.

- Advertisement -

Ne nuk kemi ende prokurori të guximshme dhe gjyqësor të paanshëm.

Thaçi mbase ai u frikësua se gjyqi do t’i bëhet në shesh”, ka deklaruar ai, duke komentuar videon.

- Advertisement -

Më tej, Kurti u shpreh i ‘gëzuar’ me prishjen e qeverisë së tij, duke përmendur largimin e LDK-së dhe bashkimin e kësaj të fundit me AAK-në dhe Nisma-n.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës i braktisi qytetarët që i premtoj për një qeveri të ndryshimit.

Tani janë të gjithë së bashku në qeveri koti që kumbarë e ka Thaçin. Mirë që janë bashkë sepse këta bashkë kanë qenë qe 20 vjet në vjedhje e korrupsion.

Në mesin e kësaj pandemie që po rrezikon shëndetin tonë dhe i vendosim maskat për të mbrojtur shëndetin e secilit, por maskat e një kaste politikanësh ra. Kapsit e shtetit dhe të korruptuarit në një anë dhe populli në anën tjetër”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit