1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin

Rekomandime

As deklaratat e djeshme të Rakiqit nuk ia rrezikojnë atij vendin në kabinetin qeveritar të Kosovës. Zyra e Kryeministrit ka një përgjigje rreth situatës me të.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, e krahasoi aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zonë të Kosovë, përfshirë veriun, me “natën e kristaltë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më.

- Advertisement -

Gjithsesi, këto deklarata nuk ia rrezikuan vendin në Qeverinë e Kosovës, Rakiqit.

Nga Zyra e Kryeministrit thonë se udhëheqësit e Serbisë, duke mos arritur t’i kthejnë serbët kundër qeverisë së Kosovës, po tentojnë që të nxisin konfIikte përbrenda qeverisë. Kësisoj, Kurti, sipas një përgjigje të zyrës së tij, nuk do ta shkarkojë vartësin serb dhe thonë se “z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”

“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Në njërën anë po vendosim rend dhe ligj duke Iuftuar KRlMlN e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbisë dhe karakterin e vërtetë të udhëheqësve të saj. Ata nuk po arrijnë të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër Qeverisë sonë. Prandaj po përpiqen që të nxisin konfIikte të brendshme qeveritare dhe kështu të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë. z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, thuhet në përgjigjen e zëdhësit e Qeverisë, Perparim Kryeziu, dhënë Gazetës Express.

- Advertisement -

Kur u vendosën bllokadat në veri për shkak të vënies së reciprocitetit me targa nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti thoshte se Rakiq nuk ka rol destabilizues, përkundrazi.

Ndërsa dje, pas aksionit të Policisë edhe në Veri, u raportua se nisja e vendosjes së barrikadave në atë zonë po bëhej prej një kompanie, kur Rakiq ishte pronar.

- Advertisement -

Ministri kosovar tha se ka mbetur vec ajri që s’po iu merret serbëve të Kosovës dhe e ka krahasuar me “Natën e Kristaltë” situatën, ku Policia e Kosovës kreu bastisje kundër kontrabandës në disa zona të vendit.

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.

Kjo deklaratë shtyri ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të reagojë.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit”, ka shkruar ambasadori gjerman.

“Nata e Kristaltë” e quajtur edhe Nata e Xhamit të Thyer e 9 dhe 10 nëntorit të vitit 1938, ishte nata kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit