4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti nuk do të hedh hapin ku shkeli Haradinaj: Qeveria porositi tepison 5300 eurosh

Rekomandime

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti duket se nuk dëshiron të shkelë më në tepisonin ku ka shkelur Ramush Haradinaj. Në zyrën e tij shumë shpejt do të shtrohet një tepison i ri kualitativ.

- Advertisement -

I vjetri do të demolohet e dyshemeje do të riparohet nëse ka nevojë për ti dhënë një pamje tjetër hapësirës 310 metra katrorë ku do të ecë Kurti me stafin e tij, shkruan gazeta inFokus.

Ministria e Administratës Publike, tashmë ka shpallur një tender për të kryer këtë punë.

Në bazë të njoftimit, në faqen e Komisionit të Pavarur të Prokurimit Publik, ky institucion planifikoj të shpenzoi 5,300 euro për furnizim, transport dhe montimi të tepisonit në katin e tretë të kryeministrisë, shkruan gazeta inFokus.

- Advertisement -

Tespisoni kërkohet të jetë me këto karakteristika: “1. Materiali 100%pp 2. Pesha e fijeve 2400gr m² 3. Lartësia e fijeve 17mm 4. Pesha totale 3300gr m² 5. Lartësia totale 19mm 6. Numri i fijeve 170640 m² (-7.5%+10%) 7. Tepisoni të jetë antistatik, antimagnetik dhe i lehtë për mirëmbajtje m² 310”, thuhet në njoftimin për tender.

- Advertisement -

E tërë procedura e blerjes dhe montimit parashihet që të përfundoi brenda 15 ditësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit