13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Lutfi Haziri: I gjithë Gjilani është në ditë zie, komuna do të jetë afër familjes në këto ditë të vështira!

Rekomandime

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në një komunikim për media ka folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjilan.

- Advertisement -

Haziri ka thënë se komuna do të jetë afër familjes në këto ditë të rënda.

“I gjithë Gjilani është në ditë zie. Prokurorët dhe Forenzika dhe organet kompetente janë duke e hetuar rastin. Ishte një familje jashtëzakonisht e ndershme dhe njerëz të respektuar në komunitet dhe unë ju lus të bashkëveproni me organet kompetente për të marrë informacionet. Komuna do të jetë afër familjes, kam propozuar një ditë zie në nderim të familjes Bllaca. Falënderoj zonjën Osmani për telefonatën dhe solidarizimin pas ngjarjes, falënderoj Policinë, Prokurorinë dhe Forenzikën për masat dhe punën që po bëhet për të zbardhur këtë ngjarje. Kjo Familje meriton respekt dhe solidaritet sepse kanë qenë një familje e ndershme” ka thënë Haziri për mediat raporton Gazeta Blic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit