5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti: Nuk i rrisim pagat në fushatë siç bënin qeveritë e kaluara

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sektori i bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë, sepse përveç që prodhon e krijon ushqim, krijon edhe vende pune.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti deklaroi se nuk do të këtë rritje të pagave, përkundër rritjes së ndjeshme të çmimeve, duke shtuar se ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale siç është bërë nga qeveritë e kaluara.

Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, kryeministri Kurti tha se vizioni i kësaj qeverie është për një bujqësi të qëndrueshme dhe siç theksoi ai, janë të angazhuar për nxitje të investimeve të reja.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se i janë përgjigjur kërkesës së prodhuesve që shteti t’i ndihmojë duke subvencionuar gjysmën e kamatës.

- Advertisement -

“Vizioni ynë është për një bujqësi e agro-industri të qëndrueshme që ofron ushqim të bollshëm dhe të sigurt për qytetarët e vendit. Në përputhje me programin tonë qeverisës dhe me vizionin tonë për ekonominë po angazhohemi për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese. Ju kemi përgjigjur kërkesës së prodhuesve që shteti t’i ndihmojë duke subvencionuar gjysmën e kamatës, për subvencionimin prej 20 përqind të kredisë investive. Prodhuesi që investon për shembull prej 500 mijë eurosh në zgjerim të kapaciteteve do të marrë edhe më shumë se sa kamata që paguan, më saktësisht 100 mijë euro”, theksoi Kurti.

Kryeministri ka thënë po ashtu se e kanë gjetur Ministrinë e Bujqësisë me 40 milionë euro obligime financiare ndaj fermerëve dhe do ta nisin vitin 2022 me zero obligime financiare.

- Advertisement -

Derisa tha se pas tetë viteve pa strategji, tashmë Qeveria e tij ka hartuar një të tillë për zhvillimin e bujqësisë për vitet 2021-2027.

“Mbështetja nuk ndalet me kaq, secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130 mijë euro të tjera shtesë mbi subvencionimin e investimit për të rritur cilësinë e produktit dhe zgjerimin në tregjet e reja. Zgjerimi i prodhimtarisë dhe zhvillimi i bujqësisë zhvillohen më mirë me përkrahjen e fermerëve meritorë… Pas 8 viteve pa strategji, Qeveria ka hartuar strategjinë për bujqësi dhe zhvillim rural 2021-2027… Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë (euro) obligime ndaj fermerëve në kategorinë e subvencioneve, të cilat i kemi adresuar. Me buxhetin e ri të qeverisë së re, vitin 2022 do ta fillojmë me zero obligime financiare ndaj fermerëve, ndërkaq përkrahja e cila për një vit kalendarik e arriti vlerën mbi 50 milionë euro, vitin e ardhshëm do të rritet edhe me 11 milionë euro buxhet shtesë për fermerët e prodhuesit vendorë”, tha Kurti.

Ndërkohë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, prezantoi plani për zhvillimin e bujqësisë, teksa u bë e ditur se aplikimi për subvencione me kritere të reja do të bëhet në çerekun e parë të vitit 2022 dhe procesi pritet të mbyllet në muajin prill.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se përmes veprimeve të ndërmarra ka mundësuar që për vitin 2022 buxheti për kategorinë e granteve dhe subvencione do të arrijë shifrën prej 60 milionë eurosh, ndërsa shpalljet e programeve përkatëse do të shpallen gjithmonë në fillimvit.

“Kemi përkrahur draftet e para për masa dhe për programin e zhvillimit rural, i cili do të hapet për aplikim në fillim të vitit 2022. Në ardhmen do t’i japim prioritet rritjes së kapaciteteve të pikave grumbulluese për secilin nën sektor. Rritjen e përkrahjes për drithërat, për pemëtarët, perimtarët dhe blegtorët. Si dhe realizmin e një analize të thukët të ndërlidhjes së subvencioneve dhe granteve në mënyrë që investimet në Ministrinë e Bujqësisë, të reflektojnë rritjen e cilësisë, të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe përpunues”, tha ai.

Në këtë konferencë, kryeministri Kurti ka folur edhe për rritjen e pagave dhe Ligjin për pagat. Për këtë të fundit, deklaroi se Qeveria po përgatitet që ky ligj mos të jetë në shpërputhje me Gjykatën Kushtetuese.

“Ne po përgatitemi për një Ligj për pagat që vërtetë është ligj dhe i cili nuk bie ndesh, as me infrastrukturën e përgjithshme legjislative në shtetin tonë, as në kundërshtim me kushtetutën tonë dhe me aktgjykimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese. Nuk është e lehtë, të hartohet, të përpilohet mirë dhe shpejt një projektligj i tillë. Mirëpo, ne tashmë jemi duke u angazhuar për këtë gjë. Në përgjithësi është besimi ynë që në një shtet, në një shoqëri rritja e pagave kurrsesi nuk duhet të ndjek arbitraritete politike, të qeverive aktuale, por produktivitetin brenda rritjes ekonomike. Kjo ka qenë gabim në Qeveritë e mëhershme, sepse nuk është përfillur. Qeveritë e mëhershme i kanë rritur pagat me premtime elektorale, mirëpo ekonomia nuk funksionon asisoj. Pra, ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale siç është bërë në të kaluarën. Me neve, në muajt dhe vitet në vijmë rritja e pagave do ta ndjek rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike ”, u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit