12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Turqia ndërton edhe katër fabrika të reja në Serbi

Rekomandime

Përveç një fabrike në Kraljevë, investitorët turq do të ndërtojnë edhe katër fabrika të tjera në Serbi, ku do të punësohen rreth 2,500 persona.

Kështu shkruajnë mediat serbe që ndër të tjera, përmendin edhe planin për ndërtimin e një hoteli të zinxhirit të njohur hotelier botëror ‘Four Seasons’, në Beograd.

- Advertisement -

Sipas Novosti, këto plane konkrete janë diskutuar edhe në nivel presidentësh, gjatë vizitës së Vucic’it në Stamboll, ku u takua me presidentin turk, Reccep Taip Erdogan. Erdogan kishte zhvilluar një vizitë në Beograd vitin e shkuar.

Madje, vet Presidenti serb, Aleksandar Vucic, është takuar edhe me biznesmenin turk, Mesud Toprak, i cili do të investojë 35 milionë euro për të hapur një fabrikë tekstili në Kraljevë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit