0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kurti: PDK nuk e kontrollon LDK-në, Thaçi e kontrollon udhëheqjen e LDK-së

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka shumë mundësi që gjendja e rëndë në Kosovë e kërkon një fitore të dyfishtë.“Së pari i mundim kur janë të ndarë dhe së dyti i mundim kur të bashkohen”, ka thënë Kurti në një intervistë në Syri TV duke folur për pritjet e tij nga zgjedhjet e reja të cilat i kërkon ai dhe partia e tij, Vetëvendosje, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë sëdrejtuar ai.Kurti është pyetur nëse e sheh LDK-së si partner.

- Advertisement -

Ai ka thënë se do të ketë bashkëpunim nëse do të ketë ndryshim në udhëheqjen e LDK-së, por jo siç është tani.“Nëse do të kishim ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi qoftë nga personalitetet mund të kemi bashkëpunim por kështu siç është tash, nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin më shumë për ta goditur zonjën Osmani se sa për të ecur me të, atëherë natyrisht që nuk mund të kemi bashkëpunim”, ka shtuar Kurti në intervistë.Sa i përket Vjosa Osmanit, Kurti ka thënë se ai ka bashkëpunuar me të në kuptim institucional dhe ka vetëm fjalë vlerësimi të lartë dhe lavdërimi për punën e saj dhe bashkëpunimin e tyre.

Kurti ka shtuar se “nuk mund të them që PDK e kontrollon LDK-në, mund të them që Presidenti e kontrollon udhëheqjen e LDK-së”.“Le të bëhen Thaci e Veseli bashkë dhe do të humbin bashkë sepse ashtu do të fitojnë të gjithë sikur më 6 tetor”, ka thënë Kurti.Ai ka folur edhe për koalicionin e mundshëm me PDK-në pas zgjedhjeve. Sipas tij, PDK duhet të reformohet në opozitë së paku një mandat.“Besojmë që PDK duhet një herë të reformohet në opozitë së paku një mandat e pse jo edhe dy. Në Kosovë ka ndërruar shteti është i kapur, vetëm qeveria ka ndërruar dhe atë e rrëzuan. Nuk ka ndodhur reformimi i PDK-së prandaj nuk mund ta shohim si partner të ardhshëm”, ka përfunduar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit