-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia do që Kosova do të bosnjëzohet (përmes Asociacionit të Komunave Serbe), por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, përkundër se SHBA kërkon saktësisht të kundërtën.

Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opzitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.

- Advertisement -

Tutje, kryeministri tha se kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, asnjëherë.

Sipas tij, ishte gjithmonë Beogradi ai që ishte nervoz kur “Zajednica” nuk kaloi, e kjo sepse, sipas tij, Serbia do që të krijojë një shtet tjetër brenda Kosovës.

Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz.

- Advertisement -

Ata (Serbia) donë që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë, ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: Të pamundësojë bosnjëzimin e Kosovës.

Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët.

- Advertisement -

Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti për BBC.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit