-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti për Deutsche Welle: Serbia duhet t’i pranojë dokumentet e Kosovës për t’u realizuar Tregu i Përbashkët Rajonal

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Në kryeqendrën gjermane ai u takua në një darkë joformale edhe me homologun serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin e BE-së për dialog Miroslav Lajçak.

Ai, në një intervistë për Deutsche Welle, tha se ka qenë i nderuar që është takuar me kancelarin gjerman derisa shton se Gjermania është një aleat strategjik i Kosovës.

- Advertisement -

Ai beson se rienergjizmi i Procesit të Berlinit me kancelarin e ri gjerman është lajm i mirë për Kosovën.

“Unë isha i nderuar që mora pjesë në takim me kancelarin Scholz me ftesën e tij këtu në kancelari, ku për herë të parë u takuam. Ishte kënaqësi që konfirmuam se ndajmë vlera të përbashkëta. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë Gjermaninë një aleat strategjik për Republikën e Kosovës dhe ne jemi të bindur që Procesi i Berlinit me rienergjizimin e tij nëpërmjet kancelarit të ri, Olaf Scholz, është lajm i mirë për secilin vend të Ballkanit dhe në veçanti për Republikën e Kosovës. Ne kemi diku çdo të tretin qytetar të Republikës që nuk banon në territorin e Republikës, por në Evropën Perëndimore, sidomos në Gjermani. Marrëveshjet tona do të shtohen, bashkëpunimi ynë ekonomik dhe tregtar po ashtu, dhe besoj që edhe në Bashkimin Evropian edhe në Procesin e Berlinit na presin ditë të mira si Republikë e Kosovës”.

Shefi i qeverisë kosovare ka folur edhe për Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një nga elementet e Poricesit të Berlinit, i cili nuk po zbatohet.

- Advertisement -

Kurti insiston se Serbia duhet t’i pranojë dokumentet e Kosovës në mënyrë që kjo iniciativë të realizohet.

“Tregu i Përbashkët Rajonal është thelb i Procesit të Berlinit. Jo zëvendësim për BE-në, por si përgatitje për të. Për t’u realizuar Tregu i Përbashkët Rajonal duhet që Serbia t’i pranojë dokumentet e Kosovës dhe në këtë mënyrë të mundësohet lëvizja e katërfishtë që paraqet vlerë të Bashkimit Evropian. Unë besoj që është koha e fundit që mbi Beogradin të bëhet trysnia që t’i pranojë dokumentet e Kosovës dhe në këtë mënyrë të qarkullojnë lirshëm kapitali e shërbimet e njerëzit dhe bashkarisht t’i afrohemi Bashkimit Evropian”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit