1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti për sindikatat: Duhet ndryshim, në shkolla s’ka as sapun e kërkohet rritje pagash

Rekomandime

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur sërish për udhëheqësit e sindikatave, duke thënë se duhet ndryshim ashtu siç ka ndodhur me udhëheqjen e shtetit, duke ia atribuar këtë ndryshim qeverisë të cilën ai udhëheq.

Kurti, i cili para disa javësh deklaroi se uron që të ndryshohen kryesindikalistët, ka vazhduar debatin për këtë temë, duke thënë se këto ndryshime janë të domosdoshme.

- Advertisement -

‘’Ka pasur nevojë për ndryshime, gjendja e rëndë në disa sektore sin ë arsim nuk është pasojë e viteve të 90’ta, nuk është pasojë e luftës, por të pafajshëm nuk janë disa kryesindikalistë, pra edhe ata të cilët nuk flasin për të drejtat e punëtorëve, qysh në shkollat tona nuk ka pasur as sapun, e në anën tjetër kanë kërkesa për rritje pagash. Unë me bindjet e mija socialdemokrate nuk do pushoj kritikën ndaj tyre’’, tha Kurti ndër të tjera.

Kujtojmë se kjo deklaratë e Kurtit pati nxitur reagime të shumta nga kryesindikalistët, si Rrahman Jasharaj nga SBASHK dhe Blerim Syla nga FSSHK.

Ata thanë se kjo tendencë e Kurtit shfaq ‘’diktaturë’’ e ‘’komunizëm’’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit