1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti përkulet te va rri i Rugovës, paralajmëron shumë shpejt seancë për zgjedhjen e Osmanit presidente

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas Prekazit, ka bërë homazhe edhe te va.rri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kurti ka thënë se në këtë ditë vlerësojnë kontributin e madh të Ibrahim Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës gjatë viteve të 90-ta.

- Advertisement -

Sot është përvjetori i epopesë së dukagjini dhe bombardimit të NATOS. Pas homazheve në Prekaz e Gllogjan po bëjmë homazhe edhe te va.rri i presidentit historik, presidentit të parë të Kosovës.

Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë viteve të 90-ta për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Do të vazhdojmë edhe të veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare, te va.rri i bacës Adem”, u shpreh Kurti.

- Advertisement -

Kurti para gazetarëve foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, derisa tha se shumë shpejt do të zgjidhet edhe presidenti i vendit.

Kurti paralajmëroi se menjëherë pasi të zëvendësohen deputetët që morën poste ministrore, do të thërrasin seancën për zgjedhjen e presidentit.

- Advertisement -

Dy hapa të rëndësishëm tashmë janë përmbyllur, zgjedhja e kryetari të Kuvendit dhe Qeverisë, ka ngelur edhe hapi i tretë edhe atë do ta kurorëzojmë me sukses, pra presidenten e Republikës.

Besojmë se sapo të zëvendësohen deputetët që iu bashkuan kabinetit qeveritar do të thërrasim një seancë të radhës, ku atë që e votoi populli me 300 mijë vota do ta legjitimojmë edhe në Kuvend”, u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit