Kryeministri i Kosovës këtë të enjte ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Në këtë forum, Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Një fotografi nga kjo përshëndetje e ka postuar Arianit Beqiri, i cili është pjesë e stafit të Kurtit.
“Foto nga përshëndetja e presidentit Macron me kryeministrin Kurti në Samitin e Paqes. Më vonë edhe shumë aktivitete të tjera”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e tij në Facebook.
Forumi i Paqes në Paris do të mbahet këtë të enjte dhe të premte e në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.