1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti preferon të ndërrohen drejtuesit e sindikatave

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur dëshirën e tij, që të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale.

“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale”, tha Kurti, kur u pyet lidhur me grevat që janë duke u organizuar nga sindikatat e shëndetësisë, dhe të tjerat që paralajmërojnë të tilla nëse nuk hyn në fuqi Ligji i Pagave.

- Advertisement -

Sipas tij, ndryshimet janë të mira për komunitetet që përfaqësohen nga këta individë.

“Kjo për shkak se jam bindur edhe punëtorët shëndetësor edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo qofshin apo kudo që ata janë,” ka thënë Kurti.

Ai, megjithatë ka konfirmuar se do të ketë takime me drejtuesit aktualë të sindikatave, dhe është zotuar se është duke bërë çdo gjë për të ju dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit