2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti: Projekti për shkëmbim të territoreve ka vdekur, por jo ideja

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një bashkëbisedim përmes platformës ‘Zoom’ që pati me bashkatdhetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës diskutoi lidhur me gjendjen me pandeminë, ekonominë dhe politikën në Kosovë.

Në këtë diskutim Kurti u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ku u shpreh se vetëm projekti ka vdekur por jo edhe ideja.“Projekti i shkëmbimit ka dështuar, por ideja është ende e gjallë.

- Advertisement -

Në qeverinë time edhe ideja do jetë e vdekur sepse ne do fokusohemi më shumë në zhvillim ekonomik dhe luftim të pandemisë COVID-19”, u shpreh Kurti.

Kurti gjithashtu shtoi se Qeverisë së Kosovës në dialog i premtohet një “gjysmë njohje” derisa ideja për shkëmbim është një maskë për ndarje të Kosovës.

Këto janë negociata asimetrike ku Serbia kërkon më shumë për vete, kurse Qeverisë në Kosovë i premtohet një gjysmë njohje.

- Advertisement -

Projekti për ndarje ka tre vite që po qarkullon, ku në këmbim përmendet një ulëse kinse në OKB, që unë e vë në dyshim votën e Rusisë dhe Kinës dhe e gjitha kjo pa njohje të Kosovës nga Serbia,” ka shtuar tutje Kurti.

Sipas liderit të LVV-së, kjo ide është maskë e një projekti te vjetër të Serbisë për ndarje të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit