-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti: S’e nënshkrova, sepse Serbia s’ishte e gatshme ta nënshkruante

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka nënshkruar asgjë, sepse Serbia nuk ishte e gatshme ta bënte një gjë të tillë.

- Advertisement -

Veç kësaj, ai konfirmoi se pranoi planin evropian, duke thënë se ai është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Unë nuk nënshkrova, sepse Serbia nuk ishte e gatshme të nënshkruante”, tha ndër tjerash.

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit foli edhe për rrjedhën e takimit, duke thënë se ishte pozitiv.

- Advertisement -

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit