4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti: Serbia duhet t’ia kthejë Kosovës rreth 3 miliardë euro borxh – ja çka thotë për Asociacionin

Rekomandime

​Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion një-etnik në Kosovë​Kurti thotë përsëri se dialogu s’është prioritet i tij: Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist

Derisa në Kuvend po pritet konstituimi i legjislaturës së tetë, kreu i LVV-së po vazhdon të përsëris se dialogu nuk është prioritet i tij.

- Advertisement -

Albin Kurti po thekson se ky proces është zvarritur, meqë është nxituar.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka shtuar së sapo të marrë mandatit duhet të shikojë dokumentet se ku e ka lën ish-kryeministri Avdullah Hoti procesin e dialogut.

“Mua më duhet të marrë ato dokumentet se nuk e di se ku e ka lën zotëri Hoti. sepse herën e kaluar kur kam hyr në zyre folderet kanë qenë të zbrazëta. Duhet të përgatitemi mirë për dialog, për këtë arsyeje unë nuk jam që të ngutemi. Më mirë është të jemi më modest dhe realist se sa të themi fjalë të mëdha dhe shkurtëra. Nuk e kemi komoditetin për dështime të radhës”, ka deklaruar Kurti.

- Advertisement -

Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit, ai tha se ka qenë një zotim i njëanshëm. Ai ka vazhduar kritikat për këtë marrëveshje meqë sipas tij është bërë shpejt-shpejt.

“Ki administratë të re në ShBA dhe qeveri të ri në Kosovë, nuk mendoj se duhet të merremi shumë me atë. Ajo marrëveshje në pikën e fundit ngjan më së shumti. Nuk guxon asnjë zyrtar të thotë që nuk do të angazhohet për njohje ndërkombëtare. Qeveria që shkon nuk e ka të gjatë, për atë arsye edhe nuk ka ekzistuar një kokëçarje”, shtoi ai.

- Advertisement -

Ai në tryezën e organizuar nga fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur me temën “Si tutje me dialogun”, theksoi se procesi po zvarritet, meqë Kosova është nxituar.

Ai theksoi se si do të inkuadrohet shoqëria civile në këtë proces, varet pikërisht nga ta.

“Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist. Ne duhet të definojmë principet e akterëve por jo rolin e tyre me gjashtë akte me epilog dhe me uvertyrë. Nëse insistoni në këtë aspekt atëherë më mirë është të lexoni letrat e Biden se letrat e mia”, shtoi ai.

***

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka shumë çështje që duhet të diskutojë me Serbinë. Kurti theksoi se Serbia duhet të ketë vullnet për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur.

Ai në tryezën e organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me Dialogun”, tha se Serbia duhet të ia kthejë Kosovës rreth 3 miliardë euro borxh. Veç tjerash edhe të ofrojë dëmshpërblim për pronat e dëmtuara, kompensimi për vuajtjet e Iuftës dhe kërkim falja.

“Duhet të pranohet realiteti, e dyta të pranohet e vërteta, duhet të trajtohemi të barabartë dhe të përfitojnë qytetarët”, ka thënë ai.

Sa i përket asociacionit të komunave serbe, Kurti tha se nuk mund të ketë asociacion një-etnik të cilën e mbështet edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, historia e Kosovës dihet dhe se pushteti i Serbisë duhet të reflektojë për kr.imet që ka bërë. Tutje, ka theksuar se qytetarët duhet të jenë përfitues e jo liderët si përfaqësues të qytetarëve.

E publicisti Veton Surroi ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të bëjë rivlerësimin e procesit të dialogut.

“Në këto dhjetë vitet e kaluara prej që kemi filluar procesin negociator ka ndryshuar konteksti gjeo-politik në botë. Ndërhyrja në mënyrë të gabueshme e ShBA-së, si rasti Grenell e dëmton procesin e dialogut është i nevojshëm rikthimi i ShBA-së dhe në kuadër të një dimensioni të ri. Përgjatë këtyre viteve kemi krijuar shpërputhje juridike. Bashkësia e komunave serbe është rasti eklatant. është në shpërputhje me sistemin tonë kushtetues”, tha ai.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, që flet për prespektivën e Qeverisë në ardhje për dialogun me Serbinë

Para se të shkojë në këtë diskutim, Kurti ishte për pak minuta në Kuvendin e Kosovës, aty ku tashmë ka filluar seanca konstituive.

Bashkë me Kurtin, në këtë diskutim po merr pjesë edhe publicisti Veton Surroi, i cili më parë ishte pjesë e negociatave në Rambuje e Vienë.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Kurti do të kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, pasi pas konstituimit, pasdite pritet të votohet Qeveria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit