1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti shfuqizon vendimin e Isa Mustafës për Telekomin

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka shfuqizur sot vendimin e qeverisë së Isa Mustafës të vitit 2015 ku ishte kërkuar që të ekzekutohet dividenta nga PTK-ja në vlerën 30 milionë euro.

- Advertisement -

Dividenda nga 30 milionë euro është zbritur në 15 milionë me vendimin e ri të qeverisë.

“Shfuqizohet pjesërisht Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 17/20, i datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), ku vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30.000.000,00 € (tridhjetë milionë euro) né 15.000.000,00 € (pesëmbëdhjetë milionë euro). 2. Obligohet Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pér zbatimin e kétij Vendimi. 3. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas arsyetimit të vendimit të qeverisë, PTK s’ka arritur ta paguajë dividendën prej 30 milionë euro por ka paguar vetëm 15 milionë euro e cila është kontestuar në instancat gjyqësore nga kjo ndërmarrje publike.

- Advertisement -

Pjesa tjetër e dividendës nuk është paguar dhe kjo figuron akoma si obligim financar i PTK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit