0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti shkoi në Kroaci vetëm për të shfaqur mërzinë, pamë vetëm angazhimin e Qeverisë së Kroacisë

Rekomandime

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike, ka treguar se të hënën do të mbahet seancë parlamentare, për të diskutuar për punën 100 ditore të Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është hera e parë që raporti 100 ditor nuk e prezantohet para kuvendit vet nga kryeministri, por duhet që opozita të thërras seancë.

“Ne e shohim mosvullnetin dhe mosgatishmërinë e qeverisë për te raportuar, sepse nuk shohim asnjë nismë nga kjo qeveri”, tha Tahiri.

Ai tha se shumicën e angazhimit në kuvend e ka bërë opozita, dhe jo nga pozita.

- Advertisement -

Tahiri kritikoi edhe buxhetin pasi që sipas tij, lë shumë për të dëshiruar.

I pyetur nëse është i kënaqur me reagimin e qeverisë për ngjarjen në Kroaci, Tahiri tha se krejt çka kemi pa nga qeveria, ka qenë mërzitja e zotit Kurti, dhe se kanë parë vetëm angazhimin e qeverisë së Kroacisë.

- Advertisement -

”Krejt çka kemi pa nga qeveria, ka qenë mërzitja e zotit Kurti, por edhe s’kanë pas çka me bë pasi që aksidenti ka ndodhur në Kroaci, kemi parë vetëm angazhimin e Qeverisë së Kroacisë. Nuk kemi pas ndonjë reagim konkret nga Qeveria e Kosovës”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit