-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti shkruan për shkarkimin e bordit të AKP-së, Ridvan Berisha: Kur po e shkarkon bordin e RTK-së?

Rekomandime

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti tha se është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran.

- Advertisement -

Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt. Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

E në këtë postim nuk mungoi komenti i gazetarit Ridvan Berisha i cili së fundmi u largua nga puna në Televizionin Publik.

“E kur po e shkakron bordin e RTK-së”, ka pyetur Berisha, Kurtin përmes komentit në rrjetin social.

- Advertisement -

Kujtojmë se Berisha kishte deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur dorë në largimin e tij nga puna në Televizionin Publik.

Ai kishte akuzuar disa udhëheqës të RTK-së se e kanë përdorur dhe ia kanë lënë fajin për shkatërrimin e saj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit