13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron lirim të masave anti-COVID

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve në spitalet e Kosovës. Sipas tij, do të bëhet edhe një rivlerësim i masave të tjera, qoftë për kufizimin e lëvizjes, punën e gastronomisë ose edhe aktiviteteve sportive.

- Advertisement -

“Rekomandimet lidhen edhe me aspektin e riorganizimit të mëtutjeshëm të institucioneve tona. Do të bëjmë rikthimin gradual të te gjitha shërbimeve në spitalet tona. Kjo është domosdoshmëri. Me këtë siguri do të ecim edhe në vlerësimin e masave të reja qoftë në kufizimin kohor por edhe në disa aspekte në gastronomi, disa lirime në aktivitete sportive që ndërlidhen me garat ndërkombëtare.

Lirimi i masave ka të bëjë me vlerësimin të cilin e kemi të situatës, personalisht dhe në emër te MSh jemi pak konservativ në ecjen apo në lirimin e tepruar. Nuk do të lejojmë që asnjë gabim i cili mund të na shkaktojë ndonjë problematik”, tha ai, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, në mënyrë që sipas tij, t’u lehtësohen humbjet bizneseve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit