16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Arban Abrashi tallet me deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcin

Rekomandime

Është bërë viral një gabim i deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci gjatë një postimi në Facebook. Me të është talluar edhe deputeti i LDK’së.

- Advertisement -

Në 22-vjetorin e rënies së anëtarëve të familjes Jashari, Bajqinovci e ka publikuar një fotografi me Rifat Jasharin, ndëkaq ka shkruar “me Bacen Adem” në mbishkrim të fotografisë.

E sot deputeti i LDK’së, Arban Abrashi, ka publikuar një fotografi me deputetët Armend Zemaj dhe Driton Selmanaj, ndërsa ka shkruar “Një foto me Kujtim Shalën dhe Avdullah Hotin”.

Bajqinovci dje e ka ndryshuar pas disa minutash mbishkrimin e fotografisë, megjithatë në historinë e saj mund të gjendet shkrimi paraprak i deputetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit