9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Kurti tani pro-dialogut: Grenell i ka dhënë energji të re procesit të bisedimeve me Serbinë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si rrallëherë tani është pro-bisedimeve me shtetin e Serbisë për të arritur marrëveshjen përfundimtare të negociuar nga BE’ja dhe SHBA’ja.

Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell.

- Advertisement -

Besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që të dyja janë të pazëvendësueshme për Kosovën nëpër të gjitha proceset, në të cilat ne kalojmë – përfshirë këtu edhe atë të bisedimeve me Serbinë – jam optimist që rolet e tyre mund të jenë edhe përplotësuese edhe atëherë kur nuk janë të njëjta.

Në këtë kuptim,padyshim që ne e mirëpresim angazhimin amerikan në raportet tona me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Kurti po thotë se ambasadorit Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut me Serbinë.

- Advertisement -

Kemi shprehje të interesit në disa fusha për marrëveshje siç është ajo e fluturimeve dhe e hekurudhës.

Tash, unë, në parim, do të udhëhiqem prej Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj, në njërën anë, dhe prej parimit të reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, në anën tjetër.

- Advertisement -

Besoj se angazhimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Berlin, i ka dhënë energji të re procesit”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit