5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti tha ‘allegro’, por Nisma i thotë ‘avash-avash’

Rekomandime

Kandidati për kryeministër dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dje para gazetarëve u paraqit me disa fjalë italiane duke ironizuar me vonesat që po bëjnë me LDK’në për lidhjen e koalicionit dhe formimin e Qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kurti pas takimit me Isa Mustafën ku disktuan për pazaret për pozitat ministrore e të presidentit, tha se u dakorduan me kryetarin e LDK’së që të kalojnë nga ‘adagio e adante’ (lexo: duke shkuar përpara) në ‘allegro’ (lexo: i gëzuar/gëzim).

“Me fjalë të reja u dakorduam bashkë për një tempo të re, do të kalojmë bashkë le të themi nga Adagjo e Adanto në Allegro”, tha Kurti.

Por, duket se koalicioni NISMA-AKR-PD tani që ka siguruar pragun zgjedhor, ka zgjedhur që të shkon ‘avash-avash’ dhe mos të ngutet për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve duke bërë ankesa.

- Advertisement -

Ky koalicion ka ndërmarrë të premten një veprim, me të cilin mund ta bëjë të parealizueshme ujdinë e mbërritur të njëjtën ditë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike (LDK) për marrëveshje koalicioni, të planifikuar për ta finalizuar menjëherë pas certifikimit të rezultateve.

Nisma i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e lejojë këtë derisa ta japë verdiktin rreth një kontesti që e ka ngritur në këtë gjykatë.

- Advertisement -

Nëpërmjet një kërkese, ky koalicion i ka kërkuar Kushtetueses ta shpallë jokushtetues një vendim të Gjykatës Supreme, nëpërmjet të cilit u bë i mundur numërimi i një numri votash të diasporës, të cilat kishin mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas 6 tetorit, datë kjo kur kosovarët u janë drejtuar kutive të votimit.

Shumica e votave që kishin mbërritur pas afatit që e përcakton ligji ishin për LVV-në. Sipas kërkesës së Nismës, “Aktgjykimi i kontestuar, përmes cenimit të të drejtave kushtetuese të natyrës procedurale … ka pasur për pasojë cenimin e të drejtave materiale nga neni 45 i Kushtetutës, duke zvogëluar përqindjen e votës së fituar në zgjedhjet e datës 6 tetor 2019 në dëm të parashtruesit të kërkesës – koalicionit Nisma-AKR-PD”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit