-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti tregon se çfarë i tha emisarit të Trumpit kur i kërkoi heqjen e taksës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë i ka thënë të dërguarit të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kur ky i fundit javë më parë kishte kërkuar largimin e menjëhershme të taksës ndaj produkteve serbe.

Kurti në emisionin ‘Debat’ në RTK ka deklaruar se do të punojë në parimin e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Unë nuk besoj qe tarifa 100% është më e drejtë as me dobishme se parimi i reciprocitetit. Ne kemi deklaruar se jemi për reciprocitet politik të plotë, ekonomik edhe tregtar me Serbinë.

Këtë gjë i kam shprehur edhe ambasadorit të nderuar, Grenell.

I kam treguar që një serb nga Kragujevci mund të vijë e të jap mësim në Graçanicë por që edhe një serb nga Graçanica mund të shkojë në Kragujevc të kryejë universitetin, e të kthehet të punësohet në Graçanicë së sistemin arsimor.

- Advertisement -

Por nga Prishtina e me diplomë tonë nuk shkon në Bujanovc as në Preshevë. Pra reciprociteti, një parim që e ka vlerësuar edhe Trump që e ka shumë për zemër si princip. Ne dëshirojmë që ta kemi për marrëdhënie të shëndosha”, ka thënë ai.

Kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar së në mbledhjen e Qeverisë do të propozojë të takohet me ndërmarrësit kosovarë për t’u njoftuar nga ta për efektin e taksës.

- Advertisement -

Në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë unë do ta shtroj këtë çështje, ku propozimi im do të jetë që të takohemi me ndërmarrësit e Kosovës së cilat ishin dobitë dhe mangësitë e një tarife të tillë. Dua të ekonomizojë çështjen.

Duke e kthyer ekonomia e ekonomizojnë debatin”, tha Kurti.

Në anën tjetër, sa i përket zhvillimit të dialogut me Serbinë tha se nuk ka frikë dhe që parasheh dy çështje; njohjen nga Serbia dhe ballafaqimin me të kaluarën e saj – luftën në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket Gjykatës Speciale, ai tha se ka nevojë për më shumë informacione për këtë gjykatë.

Ai mes tjerash këtë gjykatë e quajti ‘Sui Generis’.

Kam nevojë për më shumë informacione për ketë gjykatë.

Nuk mendoj që themelimi i kësaj gjykate ishte gjest i mençur dhe e drejtë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit