1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti tregon si e ‘shtrënguan’ ndërmjetësuesit: Propozimi u bë “merre ose lëre”

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar kronoligjinë e ngjarjeve që dërguan deri tek propozimi i fundit franko-gjerman, që ai tha se ishte gati “merre ose lere”.

Kurti thotë se SHBA e përkrah këtë plan, bashkë me sthetet tjera perëndimore.

- Advertisement -

“5 emisarët ishin bashkë më 15 janar këtu. Që të gjitha janë bashkë. Më shumë do të thosha se është në fazën e propozimit i cili merr shumë nga fryma dhe paragrafët e caktuara në marrëveshjen mes dy Gjermanive”, tha Kurti në Klan.

“Herën e parë kur na kanë sjellur më 9 shtator, nuk ka qenë mere ose lëre. Ndërkaq më 20 janar, për bindjen time pas shumë kohësh pas kishim mundur të takohemi shumë herë, ishte shumë më afër mere ose lere. Propozimi nuk është që nuk nënkupton bisedime të mëtutjeshmne. E pranojmë në parim, duhet ta negociojmë dhe duhet ta shndërrojmë atë propozim në marrëveshje sepse ka shumë të paqarta sidomos për mekanizmat që do ta fusin në funksion. E sjell njohjen de-facto mes shteteve”, shtoi ai.

Kurti thotë se duhet të diskutohet ende për propozimin dhe se ai nuk është final dhe se dallon nga marrëveshja mes dy Gjermanive e vitit 1972.

- Advertisement -

“Nuk është finale, andaj po them. Është më tepër një marrëveshje bazike e cila bën një marrëveshje mes dy palëve por jo të plotë”

“Dallon, pasi kancelari i atëhershëm gjerman, Willy Brandt, shkoinë Varshave dhe u përul para përmendores së përkujtimit të viktimave të nazizmit gjerman. Ndërkaq Vucici ende e konsideron fabrikim Masakrën e Reçakut”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit