2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kurti uron ditën e Pashkëve duke cituar Fan Nolin: Me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka uruar ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës.

- Advertisement -

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen.

“Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Për shumë mote Pashkët!
Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkëatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët.
Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara!
Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen.
Triumfofshin dhe midis nesh!
Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë.
Për shumë mote Pashkët!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit