0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti: Virusi udhëton, ne duhet t’ia ndalim rrugët

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë fundjavës dhe sot ka kontaktuar dhe biseduar në telefon me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës.“Me 38 krerë komunash tona pa dallim rajoni, partie a etnie kam diskutuar mbi masat që ata kanë marrë për t’u përballur me përhapjen e virusit Corona”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

“Më njoftuan për ndihmën e përkrahjen e tyre për popullsinë si në aspektin shëndetësor e higjienik po ashtu edhe në atë socio-ekonomik. Përcjellja e atyre që erdhën prej jashtë dhe kontaktet e tyre ndërkohë, dezinfektimi i ndërtesave publike dhe rrugëve e deri tri herë në ditë i qendrave të mjekësisë familjare, ndihma për pleqtë e vetmuar dhe të varfërit, ndjekja e mësimit në distancë për filloristët tanë, gjendja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme që bartin barrën kryesore të punësimit, maskat, alkooli, dorëzat dhe pajisjet tjera mbrojtëse, furnizimi me miell, gjësende ushqimore dhe barna etj.etj. i trajtuam bashkarisht në këtë bashkëbisedim”.

“Kryetarët e komunave i kam falënderuar për punën që po e bëjnë në luftën tonë të përbashkët kundër virusit Corona dhe se jam i bindur se ata e stafi i tyre po punojnë me të gjitha forcat në fushatën kundër përhapjes së Covid-19”.

Kurti ka thënë se komunat kanë ndikim në parandalimin e COVID-19.“Këto ditë jemi të gjithë bashkë. Të gjithëve na bashkon tejkalimi i këtij rreziku pandemik. Nuk ka rezistencë më të mirë e ilaç më të suksesshëm sesa përgjegjësia individuale.

- Advertisement -

Asnjë sistem shëndetësor, sado i përparuar dhe i pasur të jetë, nuk është vendimtar sa ç’mund të jetë individi. Andaj edhe Komunat, të cilat janë më pranë njerëzve, kanë më shumë efekt për parandalimin e shpërndarjes së virusit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit