8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti viziton Doganat, i thuhet se reciprociteti po zbatohet me përpikëri

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdariin dhe ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot ka vizituar Doganën e Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Dogana ka njoftuar se gjatë këtij takimi ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Ibrahim Xhaka e ka njoftuar Kurtin lidhur me mbarëvajtjen e punës pas situatës së krijuar nga COVID 19 dhe zbatueshmërinë e vendimit të Qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë.

“Sipas raporteve të Doganave, ky vendim është duke u zbatuar në përpikëri që nga dita e hyrjes në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Kurti ka thënë se “reciprociteti buron nga parimi i barazisë, dhe se me vendimin e Qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po ndërtojmë gradualisht kapacitetet për zbatim efikas të tyre. Ai falënderoi Doganat për punën e tyre dhe bashkëpunimin me ministritë e linjës, si dhe iu uroi punë të mbarë”, thuhet tutje në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit