11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti viziton të moshuarit në Prishtinë: Shteti duhet të dëshmohet me të moshuarit

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar gjatë ditës së sotme Shtëpinë e Personav të Moshuar në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave Arben Vitia dhe zv.ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Ilir Aliu, ka thënë se shteti duhet të dëshmohet me të moshuarit, gratë dhe fëmijët.. E pikërisht për këtë arsye, ka thënë tutje Kurti se qeveria e tij ndonëse në detyrë do të ofroj mbështetjen e saj për këtë kategori.

Tutje Kurti është informuar nga afër me atë a janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të dezinfektuar këto hapësira.

“Në kuadër të Shtëpisë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare janë të strehuar dhe marrinë shërbime 76 rezidentë, të cilët janë nën kujdes 24 orë nga një staf prej 58 vetash. Pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, dhe duke e parasysh rrezikshmërinë e lartë që virusi Corona paraqet për të moshuarit, stafi drejtues dhe përkujdesës ka ndërmarrë veprimet e duhura dhe të menjëhershme për ruajtjen e shëndetit të të moshuarve rezidentë.

- Advertisement -

Këto veprime përfshijnë dezinfektimin e hapësirave ku qëndrojnë dhe jetojnë të moshuarit, furnizimin e rregullt me mjete mbrojtëse dhe ndalimi në hyrje-dalje nga institucioni dhe ndalimin e vizitave familjarëve. Si rrjedhojë, asnjëri nga të moshuarit rezidentë dhe askush nga stafi nuk ka rezultuar i infektuar me COVID-19”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit