15.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Deputetja britanike ngre alarmin: – Synimet e Putinit në Ballkan, si në Ukrainë

Rekomandime

Deputetja laburiste Fleur Anderson ka ngritur dyshimin në Parlamentin e Britanisë së Madhe në lidhje me mundësinë e destabilizimit të Ballkanit nga ndikimi i Rusisë prej Vladimir Putinit.

Sipas Anderson, Putin mund të përdorë levat e tij në rajon për të arritur qëllime të mbrapshta, ndërsa ajo tha qartësisht se qëllimet e Putinit në Ballkan janë të njëjta me ato të Ukrainë, ku ai është futur me tanke dhe po vret njerëz.

- Advertisement -

“Nëse ka ndonjë këtu që mendon se Putini nuk ka qëllime në Ballkan të ngjashme si ato në Ukrainë duhet ta mendojë sërish. Nëse mendoni se paqja nuk është aq lehtë e cënueshme duke marrë në konsideratë realitete si ai shteteve të Ballkanit dhe sidomos në Republika Serpska, atëherë duhet ta mendojë sërish këtë gjë. Dhuna në Ukrainë konfirmon se Putini ka qëllime të destabilizojë me të njëjtën formë edhe rajonin e Ballkanit”, tha ajo.

Deputetja kërkoi nga Parlamenti që të rrisë kapacitetet mbrojtëse të shteteve të Ballkanit për të mos rënë në kurthin e provokimeve ruse si edhe të vendosë sanksione ndaj kreut të Republika Srpska, Milorad Dodik dhe mbështet regjimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit