5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vuçiç: Pse s’po bombardohet Moska si Beogradi?!

Rekomandime

Një një intervistë të fundit në median serbe, presidenti Vuçiç e ka cilësuar si tejët të rëndë situatën globale për shkak të luftës në Ukrainë, duke cekur sërish Kosovën dhe bombardimet e NATO-s mbi Serbi në 99-ën.

Vuçiq tha se sot situata është më e vështirë se në vitin 2013, kur kishte presion të madh për Kosovën për t’u anëtarësuar në OKB dhe se policët shqiptarë janë kryesisht të pranishëm në veri të Kosovës:

- Advertisement -

“Çmenduria në botë nuk ka fund. Askush nuk mendon më. Të gjithë presin humbjen e tjetrit. Në Perëndim, ata presin humbjen e Rusisë, në Rusi humbjen e Perëndimit, në Ukraina presin që Perëndimi të ndërhyjë”, tha Vuçiç. Ai shtoi se kemi “situatën më të vështirë në Evropë që nga viti 1945”.

Ai i tha Zelensky-t dhe Putinit se e njëjta marrëveshje do të arrihej nëse një vend tjetër ndërhynte, vetëm se vendi do të ishte shumë më i shkatërruar. “Pyetja thelbësore është nëse ata të dy duan një fund të luftës apo duan të fitojnë? Kam frikë se të gjithë duan të fitojnë. Kur të gjithë duan vetëm të fitojnë, mendoj se gjendja do të përkeqësohet,” tha ai, duke dalë aty ku që është dhe pengu i Beogradit me Perëndimin.

“Pse nuk po bombardohet Moska si Beogradi? Sepse nuk ka moral. Parimet dhe morali nuk ekzistojnë më”, tha Vuçiç, duke hedhur kështu paralele mes dy realiteteve, siç bën zakonisht dhe Putin.

- Advertisement -

Vuçiç tha se bombardimet e Serbisë nuk do të përsëriten më dhe se Serbia sot është shumë më e fortë. “Unë nuk do të lejoja që Serbia të sulmohej nga asnjë fuqi e madhe”, theksoi ai, duke hedhur një tjeyër paralele në një konktekst, atë mes vendit të tij dhe Ukrainës.

“Serbia respekton të drejtën ndërkombëtare-publike. Kjo është gjithçka që Serbia dhe Ukraina mund të thonë, dy vende fatkeqe që kanë vuajtur,” tha Vuçiç, duke shtuar se ai nuk do të shfuqizojë kulturën ruse në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit