1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush do ta fitonte Luftën e Tretë Botërore nëse ajo do të fillonte sot

Rekomandime

Struktura e aleancsë së SHBA-ve në Paqësor është shumë më ndryshe sesa ajo në Evropë. Ka pasur disa shqetësime në lidhje me aleatët e SHBA-ve dhe angazhimin e tyre në Evropë.

- Advertisement -

SHBA-të nuk kanë ndonjë arsye për të hyrë në luftë me Rusinë, përveç sigurimit të integritetit të aleancës së NATO-s. Nëse SHBA-të luftojnë, atëherë do të ishte e sigurtë të supozohej se edhe Britania e Madhe, Franca, Gjermania e Polonia do të përfshiheshin.

Kush do të dilte fitues i Luftës së Tretë Botërore? SHBA-të me aleatët, Kina apo Rusia?

Sidoqoftë, në një skenar konvencional të Luftës së Dytë Botërore, aleatët e Evropës nuk do të ishin avantazh i madh i NATO-s mbi Rusinë. Është e mundur të Rusia mund të marrë pjesë nga shtetet baltike, por ata do të vuanin për shkak të fuqisë ajrore të NATO-s dhe me shumë gjasë nuk do të ishin në gjendje të mbronin rajonet e marra për shumë kohë. USAF së bashku me USN do të ofronin mbështetje të madhe, duke luajtur rolin e vet secili, duke i dhënë kështu SHBA-ve dhe NATO-s një avantazh mbi rusët.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të luftojnë dy luftëra:

Shtetet e Bashkuara, kanë një model ushtarak dhe mjete që do të mund të luftonin dy luftëra në të njëjtën kohë. Kjo ishte projektuar për të ndaluar Korenë e Veriut nga shkuarja në luftë e SHBA-ve kundër Irakut dhe Iranit. Ky projekt i SHBA-ve përfshinte gjithashtu fuqinë e Kinës që po rritet së bashku me rrjetet terroriste shumë efektive.

- Advertisement -

Por çfarë mund të ndodhë nëse SHBA duhet të luftojnë dy luftëra dhe ato nuk do të ishin kundër Iranit dhe Koresë së Veriut? Çfarë do të ndodhte nëse Rusia dhe Kina do të bashkoheshin dhe do të përfshiheshin në armiqësi së bashku në Evropë dhe Paqësor?

Moska së bashku me Pekinin do të ishin në gjendje të koordinonin një krizë të madhe për SHBA-të duke i dërguar kështu dy përgjigje të ashpra ushtarake. Është e mundur, por me siguri nuk do të ndodhë! Secila nga dy fuqitë e mëdha në fjalë (Kina dhe Rusia) do të kishin pretendimet e tyre të ndara sa i përket zgjerimit rajonal të secilës. Moska do të zgjidhte shtetet baltike, nëse SHBA-të do të përfshiheshin në luftë në Detin e Kinës Jugore.

SHBA-të mund të krijojnë kushte të luftës, por Rusia ose Kina mund të tërheqin sulmin:

Një luftë e filluar nga Pekini ose Moska, SHBA-ve do t’u jepte status quo në të dyja rajonet. SHBA-së gjithashtu i pëlqen të përdorë mjetet ekonomike dhe diplomatike për ndjekjen dhe arritjen e qëllimeve të tyre politike. Shtetet e Bashkuara mund të krijojnë kushtet për të shkuar në luftë, por do të ishte Kina apo Rusia ato që do të fillonin sulmet, kështu që SHBA-të qysh në fillim, do të favorizoheshin nga strategjitë diplomatike.

SHBA-të do të luanin në Evropë rolin e tyre që kanë luajtur në Luftën e Dytë Botërore duke mbrojtur Evropën dhe në të njëjtën kohë do të funksionon në Paqësor. Forca Ajërore e SHBA-ve do të luante një rol të madh në mbështetjen e të dyve.

Lufta e Tretë Botërore: A është koha për t’u shqetësuar?

Rusia nuk ka aftësinë të jetë në gjendje të luftojë NATO-n në Atlantikun e Veriut dhe ka shumë të ngjarë që ata nuk duan të provojnë këtë pasi nuk kanë interes politik. Kjo do t’i linte aleatët e SHBA-së dhe NATO-s, që të përforconin pozicionet e tyre ushtarake, kështu SHBA-të duke dërguar pasuri ushtarake në Evropë që të ishin gati për luftime serioze.

Kjo do të thotë se shumica e nëndetëseve, anijeve në siperfaqe dhe transportuesve amerikanë do të mund të përqendroheshin në Paqësor së bashku me Oqeanet Indiane. Ata do të ishin në gjendje të luftonin kundër sistemit A2/AD të Kinsë dhe do të ishin brenda korridoreve tranzite detare të Kinës.

SHBA-të do të ballafaqoheshin me presion për një fitore vendimtare të shpejtë:

Ushtria në SHBA do të ballafaqohej me presion të madh për të sjellë fitore vendimtare në një rajon të paktën dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kjo do të bënte që ata të mbështeteshin shumë në hapësirë, ajr dhe pasuri kibernetike. Dhe arsyeja pse SHBA-të do të mund t’i fitonin dy lufta njëherit është fuqia e aleatëve të tyre në Evropë që do t’i mundësonte SHBA-ve të përqëndrohen së pari në konflikt në Paqësor.

Sigurisht, SHBA-të mund të përballen me çështjen në Paqësor që është më e vështirë. India ose Japonia do të kishin interesa në Detin e Kinës së Jugut, por kjo nuk do të thotë se ata do të merrnin pjesë në luftë.

Është e mundur që SHBA-të të marrin dy luftëra në të njëjtën kohë dhe t’i fitojnë të dyja, ose do të vijnë sa më afër që është e mundur që të sigurohen se Rusia dhe Kina do të ndihen të pashpresa në luftë kundër tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit