3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush do të fitojë në ‘Game of Thrones’ të Ballkanit? BE dhe ShBA masin fuqinë për çështjen Kosovë-Serbi

Rekomandime

“Fuqia e butë” ose “dora e fortë” është përsëri temë e nxehtë në Ballkanin Perëndimor. Në frymën e Game of Thrones, fuqitë politike – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa janë përsëri në tel, ndërsa Beogradi dhe Prishtina qëndrojnë në mes në njërën këmbë. Pyetja e të gjitha pyetjeve është: Kush do të fitojë dhe kur?

Në historikun e ndikimeve amerikane dhe evropiane në Ballkan, përmenden tri figura të rëndësishme dhe vizitat e tyre:

- Advertisement -

I Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrel dhe Oliver Varhely, Komisioneri Evropian për Zgjerim.

Grenell, “ngrehi këmbën” dhe erdhi me mesazhe të qarta nga shteti dhe ata që përfaqëson: “Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur përndryshe Amerika do të tërhiqet”.

Dhe pastaj, pothuajse e fjetur, Evropa përgjigjet dhe dërgon dy nga zyrtarët e saj më të lartë në Ballkanin Perëndimor. A është tepër vonë për këtë?

- Advertisement -

“Evropa është vonuar.

Ndërsa po luftonin me çështjet e tyre të brendshme, vendi që sipas të gjitha standardeve u takon atyre u mor intensivisht nga dikush tjetër – më së shumti nga Amerika, pjesët e tyre të tortës ngadalë po i marrin edhe Kina, Rusia dhe Turqia”, thotë për Blicin serb, Aleksandër Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm.

- Advertisement -

Plotësisht i vetëdijshëm për këtë konstatim, një nga “personazhet” politik në dramën e Ballkanit Perëndimor, Joseph Borrel kohët e fundit u pajtua me këtë deklaratë: “Evropa ka krijuar një vakum që lojtarët e tjerë kanë mbushur”, tha ai në një intervistë të fundit. Pas vizitës në Prishtinë, Borrel sot arrin në Beograd.

Por, si po ia bën Amerika?

Skenari 1: Richard Grenell dhe “metoda e transferimit”

Kur flasim për interesat e Evropës dhe Amerikës në Ballkanin Perëndimor, kurrsesi nuk duhet të flasim për interesa krejtësisht të ndryshëm, por duhet të flasim për metoda të ndryshme. Amerika në krye me Richard Grenell i përmbahet metodës së provuar nga Holbrooke dhe Kissinger të ashtuquajturës metodë “transferimi”, zgjidhje të shpejtë të problemit”, thotë për Blic, Neven Cveticanin, kryetar i Forumit për Studime Strategjike duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur shumë produktivisht hapësirën boshe të cilën e la Evropa.

Për më tepër, interesi i madh i Amerikës për këtë fushë është i dukshëm nga emërimi i dy të dërguarve për dialogun Prishtinë-Beograd: Matthew Palmer dhe Richard Grenell.

Kjo do të thotë, theksojnë ata, se është shumë e rëndësishme për ta të vendosin kontroll në këtë fushë, por me nisma të ndryshme nga ato të Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara po hyjnë në garën zgjedhore dhe vetë fakti që Trump mbështeti linjën ajrore Beograd-Prishtinë është në mbështetje të tezës se Trump dëshiron të zgjidhë problemin në mënyrë të shpejtë dhe kështu çështjen e zgjidhur të Kosovës ta vendosë tek meritat e tij në fushatën zgjedhore që pritet të vijë”, thekson Popov.

Skenari 2: Përafrimi burokratik

Në vijën e parë të ekipit të Evropës për dialogun Kosovë-Serbi për të zgjidhur problemet që ajo i kishte lënë anash janë dy nga zyrtarët e saj: Joseph Borrel dhe Oliver Varhely.

Kjo është një metodë e ndryshme nga ajo që ofron Amerika. Meqenëse Gjermania është qendra kah e cila është orientuar i gjithë Bashkimi Evropian, atëherë Evropa ka zgjedhur “stilin gjerman” i cili nënkupton një qasje zyrtare dhe burokratike”, shpjegon Cvetiqanin.

Ai thotë se Evropa është marrë me çështje të brendshme që nga maji i vitit të kaluar, në radhë të parë me zgjedhjet në Komisionin Evropian, dhe ka humbur disi garën me forcat që ishin të hapura për të luftë në Ballkanin Perëndimor. Sidoqoftë, që nga fillimi i këtij viti, është menduar shumë për zgjedhjen e zyrtarëve për këtë çështje të rëndësishme gjeopolitike.

Nga njëra anë, Joseph Borrel u zgjodh në krye të diplomacisë së BE-së dhe ai është një zgjedhje e mirë duke marrë parasysh që ai nuk është i pranueshëm për Kosovën për shkak të ndikimit të tij dhe origjinës së tij spanjolle”, analizon Cvetqanin.

Kur erdhi në krye të diplomacisë së BE-së, Borrel theksoi se gjetja e një zgjidhje në dialogun Beograd-Prishtinë do të jetë një prioritet personal.

Ai gjithashtu njoftoi se së pari do të vizitonte Prishtinën, ku nuk kishte qenë “kurrë”, dhe pastaj Beogradin, të cilin “e njihte mirë”. Vizita u caktua për 30 dhe 31 Janar.

Në konstatimet e mediave që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel nuk u takua me Përfaqësuesin Special të SHBA-së, Richard Grenel, megjithëse të dy ishin në Bruksel dhe Berlin në kohën e nismës amerikane për linjë midis Beogradit dhe Prishtinës, BE tregon se kontaktet janë duke u mbajtur “në nivele të ndryshme”, pasi që Borrel është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Qëndrimi i administratës së Brukselit se BE është dhe do të jetë rruga kryesore, por edhe një instrument i përparimit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështetet nga analistët evropianë.

Më në fund, ata theksojnë se ajo që mund të jetë domethënëse është ndryshimi i klimës politike në lidhje me mbështetjen për Kosovën.

Angazhimi i Amerikës ndaj Kosovës, por jo në kontekstin e një qeverie të re, nëse ajo do të kryesohej nga Vetëvendosje, pasi ata kërkojnë “njerëz kompromentues” siç është Thaçi për t’i sjellë në dialog.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit