4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush do të jetë president i Kosovës: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Isa Mustafa apo Ramush Haradinaj?

Rekomandime

Ndodhemi në fillim të ndezjes së pazareve për postin e presidentit, tanimë që vendi është me president të ushtrueses së detyrës, por jo president të zgjedhur.

Faktikisht, do të ishte shumë mirë që presidenti të zgjidhet nga populli, mirëpo partitë politike në pushtet këtë të drejtë nuk ua kthen populli, mirëpo e ruajnë për vete në për pazare të tyre politike.

- Advertisement -

Në realitetin që ndodhemi, president i vendit do të jetë produkt i pazareve, e që lidhën edhe me koalicionin qeverisës, që më shumë gjasë do të riformatizohet shumë shpejt. Pra, presidenti do të jetë i njërës parti në koalicion.

Aktualisht janë katër emra që shihen në sfond si kandidatët më potencial: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Isa Mustafa është duke e lozur lojën krejt në atë drejtim që të jetë president i Kosovës, derisa Dullën do e bënte kryetar të partisë, në një formulë me PDK, nga e cila kjo e fundit do të fitonte gjysmën e qeverisë, dhe mundësisht edhe kryeministrin.

- Advertisement -

Nuk dihet se a do e pranoj këtë formulë PDK, e cila shihet si parti që ka shumë gjasa të ketë kandidatin e saj për president, natyrisht duke u bërë pjesë e koalicionit me LDK.

Vlora dhe Enveri shiheni si kandidatët më potencial, me Vlorën që gëzon mbështetje edhe jashtë partisë. Dhe krejt në fund mbetet Ramush Haradinaj, që ka shumë pak gjasa të jetë kryetar shteti, pasi i mungon forca numerike në Kuvend, për më tepër edhe LDK do i leverdiste që duke i dhënë mbështetje kandidatit të PDK do e forconte qeverinë e brishtë, dhe të kërcënuar nga Lista Srpska.

- Advertisement -

Në këtë sens, këta shihen aktualisht kandidatët më potencial në pazaret politike, por jo domosdoshmërisht të duhurit e popullit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit